Humbën jetën dy punëtorë nga shembja e skelave, arrestohen dy persona, një në kërkim

Policia ka vënë në pranga dy persona, ndërsa ka shpallur në kërkim një të tretë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur rreth orës 15:00 të së premtes në Tiranë, ku 2 persona mbetën të vdekur dhe 3 të plagosur pas rrëzimit të skelave në një pallat.

Sipas policisë, janë arrestuar në flagrancë për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, dy drejtues teknikë, ndërsa është shpallur në kërkim administrator i kompanisë së skelave.

Gjithashtu për këtë ngjarje filloi procedimi penal për veprën penale “ Shpërdorimi i detyrës “, për punonjësit e Inspektoratit të Punës Tiranë, pasi punonjësit nuk kanë ushtruar detyrën për kontrollin e masave të sigurisë në punë në pallatin ku ndodhi aksidenti dhe po vazhdon puna për dokumentimin ligjor për këta punonjës.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Faik Konica”, ku humbën jetën shtetasit E.B., 31 vjeç, si dhe shtetasi O.K, 36 vjeç.

Shkarkoni aplikacionin e A2