Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Incidenti bërthamor, mjekët rusë: Të plagosurit kishin rrezatim radioaktiv

Nga A2 CNN
17 Gusht 2019, 16:42 | Bota
Incidenti bërthamor, mjekët rusë: Të plagosurit kishin

Të plagosurit e incidentit bërthamor në Rusi ishin ekspozuar dhe mbartnin rrezatim radioaktiv. Kjo është bërë e ditur nga mjekët që ndërhynë për t’iu dhënë ndihmën e parë, pas shpërthimit të reaktorit bërthamor në qendrën ushtarake Njonksa në veri të vendit.

Raportimi vjen nga një media ruse, që shkruan se të plagosurit ishin zhveshur dhe transportuar në spital të mbështjellë vetëm me thasë plastikë. “Moscow Times” shkruan se mjekët u detyruan të firmosnin një kontratë heshtje nga agjentët e shërbimit sekret rus.

Gjithashtu thekson se institucioni i përkujdesjes shëndetësore nuk kishte përgatitjen e nevojshme për të përballuar këtë lloj emergjence. Duke marrë shkas nga kjo, qeveria ruse garantoi ekzaminime falas për stafin e spitalit në një qendër shëndetësore në Moskë. Nga këto analiza një punonjës shfaqi nivele shqetësuese kontaminimi me rrezatim radioaktiv. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë