Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Në Bilbao, Barça humbi ndeshjen, por edhe Suarez, rrezikon të mungojë një muaj

Nga A2 CNN
17 Gusht 2019, 11:31 | Futboll
Në Bilbao, Barça humbi ndeshjen, por edhe Suarez, rrezikon të

Barcelona e nisi La Liga-n në një mënyrë aspak të mirë, duke u mposhtur në transfertë 1-0 nga Athletic Bilbao.

Por përveç humbjes se ndeshjes, katalanasit humbën edhe Luis Suarez, sulmuesin kryesor të tyre, i cili u largua nga fusha e lojës në minutën e 33-të pas një dëmtimi në pulpë.

https://a2news.com/2019/08/16/aduriz-i-ben-magji-barces-roveshate-spektakolare-pas-60-sekondash/

Klubi konfirmoi dëmtimin e sulmuesit, megjithatë nuk e specifikojë kohën që i duhet për t’u rikthyer në fushë. Megjithatë, mediat spanjolle shkruajnë se tashmë Barçës i duhet të presë të paktën 3 javë për të aktivizuar sërish uruguaianin.

Në ndeshjen e parë të La Liga-s, Barça zbriti në fushë pa yllin e skuadrës, Lionel Messi, por për argjentinasin dëmtimi duket se ka qenë i lehtë dhe do t’i bashkohet menjëherë skuadrës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë