Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Prezantuesja ruse akuzon Katy Perry-n për ngacmim seksual

Nga A2 CNN
17 Gusht 2019, 12:31 | Showbiz

Këngëtarja e njohur, Katy Perry, është akuzuar për ngacmim seksual nga një prezantuese televizive ruse.

Tina Kandelaki, 43 vjeç, pretendon se këngëtarja e hitit “I Kissed A Girl” tentoi ta puthte atë me forcë. Gazetarja ka thënë se pasi ka hasur në kundërshtinë e saj, këngëtarja është zhvendosur në një “viktimë” të re, siç ajo e ka quajtur.

“Isha e ftuar në një festë private, ku e pranishme ishte edhe Katy Perry, e cila ishte mjaft e dehur. Ajo po fantazonte dhe më pas më ngacmoi. Unë arrita të reagoj dhe jam e lumtur të them se e gjithë stërvitja ime e fitnesit nuk kishte qenë kot”, ka shkruar gazetarja, e cila ka thënë se në atë kohë nuk e kishte parë veten si viktimë.

Edhe pse nuk e ka bërë të ditur se kur ka ndodhur kjo ngjarje, gazetarja ka theksuar se ka persona të tjerë që kanë rënë pre e sulmeve të këngëtares.

https://a2news.com/2019/08/02/katy-perry-gjobitet-me-2-7-mln-dollare/

Deklaratat e ruses vijnë në një periudhë aspak të mirë për Katy Perry-n, e cila u shpall fajtore për kopjimin e këngës së saj “Dark Horse”, ndërsa më pas u përball edhe me një tjetër akuzë shumë të rëndë, këtë herë nga një model që ka marrë pjesë në këngën e Karty “Teenage Dream”. Aktori dhe modeli 38-vjeçar Josh Kloss ka rrëfyer se Perry e ka ngacmuar gjatë xhirimeve të këngës së saj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani