Publikohen imazhe të Kim Jong-un gjatë testeve raketore

Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut publikoi imazhe të liderit Kim Jong-un duke inspektuar testet e fundit raketore.

Peniani bëri me dije se gjatë këtij eventi testoi një armë të re, gjë e cila shqetësoi tej mase vendet fqinje. Koreja e Veriut ka testuar 6 raketa balistike që prej muajit korrik, duke komplikuar përpjekjet për risinisjen e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara lidhur me programin bërthamor të vendit komunist.

Veprimet e Penianit janë bërë në shenjë proteste ndaj stërvitjeve ushtarake të përbashkëta mes Amerikës dhe Koresë së Jugut, që nisën javën e kaluar.

Kim Jong-un i konsideron këto stërvitje ushtarake si përgatitje për luftë dhe pushtim të vendit që sundon.

Shkarkoni aplikacionin e A2