Shaqiri i pakënaqur me Klopp dhe nuk e fsheh më

Xherdan Shaqiri, gjithnjë e më shumë, po kthehet në një alternativë të tretë apo të katërt për fazën e sulmit të Liverpool, duke mos gjetur më hapësira.

27-vjeçari duket se nuk duron dot më të ngrohë vetëm stolin dhe këtë gjë ia ka bërë të qartë edhe trajnerit Klopp, shkruajnë mediat britanike.

Shaqiri u aktivizua në 11 ndeshje sezonin e kaluar në Premier League, por për të nuk ka pasur asnjë minutë në dy ndeshjet e para të këtij sezoni, ndaj Norwich në Premier League dhe Chelsea-t në Superkupën e Europës.

Alex Oxlade-Chamberlain po arrin të rikthehet në nivele të larta pas dëmtimit, ndërsa Divock Origi ka fituar besimin e trajnerit pas paraqitjeve të jashtëzakonshme në fundin e sezonit në Champions, ku më tej zgjati edhe kontratën.

“Jam i zhgënjyer që nuk jam duke u aktivizuar më. Asnjë lojtar nuk është i lumtur të ulet në stol. Sigurisht që do të kisha dashur më shumë minuta. Do ta analizoj mirë situatën dhe më pas do t’i jap zgjidhje. Sa i përket Monaco-s dhe Galatasaray? Nuk di asgjë”, ka thënë lojtari me origjinë shqiptare.

Shkarkoni aplikacionin e A2