Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shuhet Peter Fonda, ylli i “Easy Rider”

Nga A2 CNN
17 Gusht 2019, 09:49 | Showbiz

Pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare, aktori dhe regjisori i njohur amerikan Peter Fonda.

Me anë të një deklarate, familja e aktorit konfirmoi ngjarjen dhe tha se ai ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, ndërsa vuante nga kanceri në mushkëri.

“Me pikëllim të thellë ndajmë lajmin se Peter Fonda ka ndërruar jetë. Është një nga momentet më të trishtuara të jetës për të mos thënë më i trishtuari. Ne nuk jemi në gjendje të gjejmë fjalët për të shprehur dhimbjen në zemrat tona”, thuhet në deklaratën e familjes së aktorit tashmë të ndjerë.

Fonda u bë i famshëm nga roli i luajtur në filmin “Easy Rider”.  Ai ishte djali i aktorit Henry Fonda dhe vëllai i aktores Jane Fonda. Vajza e tij është aktorja e njohur Bridget Fonda.

A2 CNN Livestream

Dita jonë