Taksa e pronës, Haxhimali: Mbi 50% e bashkive nuk kanë nisur ende zbatimin

Gjysma e bashkive në vend nuk e kanë nisur ende zbatimin e taksës së banesës. Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Agron Haxhimali, deklaron se mungesa e të dhënave për pronat po pengon mbledhjen e kësaj takse sipas metodologjisë së re. 

“Gjithçka e vështirësuar totalisht në të 61 bashkitë e Shqipërisë, mund të thuash se ka probleme. Dhe vazhdojnë dhe sot e kësaj dite, kanë kaluar rreth 1 vit e gjysmë dhe bashkitë po vazhdojnë me ritme jashtëzakonisht të ngadalta të implementimit të metodologjisë së re”, u shpreh Agron Haxhimali.

Taksa e pasurisë ka hyrë në fuqi që prej 1 janarit të këtij vitit, ku qytetarët do të paguajnë 0.5% të vlerës së banesës përmes faturës së ujit. Haxhimali konstaton se vetëdeklarimi i qytetarëve për pronat rezulton në nivele mjaft të ulëta, për shkak të neglizhencës së treguar nga pushteti vendor. 

Shkarkoni aplikacionin e A2