“Unaza e Re”, Basha firmos marrëveshjen me banorët që protestojnë prej muajsh

Opozita firmosi të premten një marrëveshje me banorët e Unazës së Re, ku angazhohet për rishikim të projektit dhe dëmshpërblim me çmimin e tregut.

Kjo kontratë e firmosur në emër të opozitës nga kreu demokrat, Lulzim Basha, ndër të tjera, premton legalizimin e ndërtesave që ndodhen ne zonën e projektit të Unazës së re.

Afati që vendos PD është legalizim brenda 6 muajsh nga momenti i ardhjes në pushtet dhe pezullim për legalizimin e pronave që preken nga projektet publike, duke i dëmshpërblyer me vlerën e tregut.

Gjithashtu, Partia Demokratike angazhohet për ndëshkimin e çdo akti korruptiv me Unazën e Re.

Shkarkoni aplikacionin e A2