Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

VIDEO/ Sulmi ndaj turistëve spanjollë, pronari i lokalit mbi furgon

Nga A2 CNN
17 Gusht 2019, 14:54 | Aktualitet
VIDEO/ Sulmi ndaj turistëve spanjollë, pronari i lokalit mbi furgon

Kur kanë kaluar pak ditë nga përplasja mes një pronari restoranti në Himarë dhe turistëve spanjollë, A2CNN ka siguruar videon e momenteve të tensionit.

Në këto pamje, Mihal Kokëdhima sulmon turistët spanjollë, sapo ata kishin dalë nga restoranti i tij në Himarë.

Në pamjet e siguruara nga A2CNN shfaqet 51-vjeçari duke qëlluar xhamin e automjetit, ku udhëtonte familja spanjolle, shoferi shqiptar dhe guida, gjithashtu shqiptar.

https://a2news.com/2019/08/15/erdhen-me-jaht-ne-borsh-turistet-spanjolle-sulmohen-nga-pronaret-e-lokalit/

Burimet zyrtare nga policia lokale bëjnë me dije se familja spanjolle ka hyrë në restorantin e Kokdhimës, por nuk ka konsumuar ushqim apo pije.

Ata u larguan, sapo panë menynë, duke thënë diçka në spanjisht, çka mund të ketë acaruar pronarin, i cili i ndoqi nga pas, duke hipur në pjesën e përparme të furgonit, për t’i ndjekur për disa kilometra.

https://a2news.com/2019/08/16/sulmoi-turistet-spanjolle-arrestohet-51-vjecari/

Momentalisht, ai ndodhet në ambientet e paraburgimit dhe të dielën del para gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë.

https://a2news.com/2019/08/16/sulmi-ndaj-turisteve-spanjolle-rama-barbari-shkeli-mbi-kodin-e-mikpritjes-na-turperoi/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani