Zbuten tensionet SHBA-Huawei, lejohet blerja e pajisjeve amerikane – A2

Zbuten tensionet SHBA-Huawei, lejohet blerja e pajisjeve amerikane

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet t’i japin kompanisë Huawei edhe 90 ditë të tjera kohë për të blerë pajisje nga ndërmarrjet amerikane. Licenca e Departamentit të Tregtisë së SHBA-së për gjigandin kinez të teknologjisë do të jetë e përkohshme.

Zgjatja e afatit do të rinovojë një marrëveshje aktuale e cila përfundon më 19 gusht, duke i lejuar kompanisë të ruajë rrjetet ekzistuese dhe të sigurojë njëkohësisht edhe azhornime të softuerit për pajisjet Huawei.

Qeveria amerikane e vendosi Huawei në listën e zezë duke pretenduar se kompania kineze është e përfshirë në aktivitete që cenonin sigurinë kombëtare.

Në të njëjtën kohë Shtetet e Bashkuara thonë se telefonat inteligjentë dhe pajisjet e rrjetit të Huawei mund të përdoren nga Kina për të spiunuar amerikanët, pretendimet që kompania ka mohuar në mënyrë të përsëritur.

Marrëveshja për zgjatjen e afatit në favor të Huawei pritet të konfirmohet ditën e hënë nga Departamenti i Tregtisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2