Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Aksident në afërsi të Vlorës, ndërron jetë 60-vjeçari

Nga A2 CNN
18 Gusht 2019, 17:17 | Kronikë
Aksident në afërsi të Vlorës, ndërron jetë

Aksident i rëndë sot në Vlorë, ku si pasojë ka ndërruar jetë një person.

Sipas burimeve të A2, aksidenti ka ndodhur në lokalitetin “Shkalla Mavrovë”, gjatë aksit rrugor Kotë-Vlorë,  ku për shkaqe ende të pakonfirmuara mjeti tip Mitsubishi i drejtuar nga shtetasi Ç.S., 55 vjeç, banues në Orikum ka dal nga rruga dhe është përplasur.

 Si pasojë, ka ndërruar jetë një pasagjer 60-vjeçar, shtetasi Zaho Lika, banues në Kotë, i cili nuk ka mundur të shpëtojë pas transportimit në spitalin e Vlorës.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Vlorës drejtuesin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani