Aksidenti i frikshëm i pilotit të Superbike, shpëton për mrekulli

Piloti britanik i motorëve, Luke Mossey, i ka mbijetuar një aksidenti dramatik pas të cilit fluturoi 2 metra në ajër dhe pasi ra në tokë për pak sa nuk u shtyp nga një motor tjetër.

Ai po stërvitej në pistën e “Oulton Park Race” kur humbi kontrollin e motorit dhe përfundoi 20 metra larg. Fatmirësisht pësoi vetëm një frakturë të lehtë, por konfirmoi se do të merrte ca kohë pushim për t’u rikuperuar plotësisht.

Shkarkoni aplikacionin e A2