Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Basha: Rama, Kryeministri më i korruptuar i Ballkanit

Nga A2 CNN
18 Gusht 2019, 12:21 | Politikë
Basha: Rama, Kryeministri më i korruptuar i Ballkanit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë në një postim në Facebook se Kryeministri Edi Rama është më i korruptuari në rajon dhe se ka zëvendësuar investitorët e huaj me klientët e tij.

“Të gjitha raportet ndërkombëtare tregojnë me gisht Edi Ramën si kryeministrin më të korruptuar të Ballkanit. Ai vjedh Shqipërinë me një bandë oligarkësh grabitqarë dhe pastron paratë e drogës dhe krimit”, shkruan Basha.

"Për të mbrojtur bandën e tij, Edi Rama përzuri investitorët e huaj dhe i zëvendësoi me klientët e tij. Të gjitha investimet perëndimore po largohen nga Shqipëria. Asnjë investim të huaj nuk ka sjellë Hajduti Psikik në Shqipëri në 6 vjet. Shqipëria dhe Koreja e Veriut janë të vetmet vende në planet, pa asnjë investim të ri të huaj në 6 vitet e fundit. Pa investime të huaja nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka vende të reja pune, nuk ka mirëqenie. Investimet e huaja janë të domosdoshme për çdo vend. Me Edi Ramën nuk ka investime, nuk ka zhvillim, nuk ka punësim, por vetëm grabitje, vjedhje, varfëri dhe papunësi. Që të zhvillojmë ekonominë dhe të marrim investime, duhet të largojmë hajdutin psikik dhe bandën e tij".

A2 CNN Livestream

Dita jonë