Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Brnabic për Kosovën: Nuk shoh zgjidhje. Njohja nuk është në listën tonë

Nga A2 CNN
18 Gusht 2019, 19:11 | Kosova
Brnabic për Kosovën: Nuk shoh zgjidhje. Njohja nuk është

Njohja e Kosovës brenda kufijve të saj aktuale është linja e kuqe që Serbia nuk do ta shkelë.

Këtë deklaroi kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic në një intervistë për Tanjug. "Serbia nuk do të lejojë që Prishtina të fitojë gjithçka ndërsa Beogradi të humbasë çdo gjë”,  tha ajo duke iu referuar dialogut mes dy vendeve.

 “Në këtë pikë, ne duhet të shohim se sa mund të fitojmë duke humbur sa më pak dhe të jemi racional dhe realist për të”, shtoi ajo.   

Duke komentuar fjalët se Serbisë duhet t'i ofrohet më shumë sesa anëtarësimi në Bashkimin Evropian për njohje Brnabic tha se Kosova nuk është për t'u blerë apo shitur.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani