Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Debati i nxehtë Guardiola – Aguero, sulmuesi nuk pranon zëvendësimin

Nga A2 CNN
18 Gusht 2019, 12:30 | Futboll

Pep Guardiola dhe Sergio Aguero u përfshinë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin të shtunën gjatë ndeshjes mes Manchester City dhe Tottenham, të mbyllur në barazim 2-2. Sulmuesi argjentinas duket tepër i acaruar me faktin që trajneri e zëvendësoi në minutën e 66.

Të dy shkëmbejnë fjalë dukshëm të tensionuar për plot 44 sekonda, ndërsa duhet ndërhyrja e ndihmës trajnerit Mikel Arteta për t’i ndarë. Pavarësisht debatit, Guardiola pati të drejtë, pasi ishte pikërisht zëvendësuesi i Aguero-s, Gabriel Jesus, i cili shënoi golin e barazimit në kohën shtesë, duke i shmangur kampionëve në fuqi humbjen në ndeshjen e parë të kampionatit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani