Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Durrës, gjendet një trup i pajetë në det, Policia: Nuk ka shenja dhune

Nga A2 CNN
18 Gusht 2019, 10:35 | Kronikë
Durrës, gjendet një trup i pajetë në det, Policia: Nuk ka

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e kësaj të diele në ujërat e detit Adriatik, rreth gjashtë milje detare larg bregut, nga një peshkarexhë.

Kufoma e dekompozuar është e një mashkulli, por identifikimi nuk është bërë ende i mundur. Në raportimin fillestar u tha se trupi i viktimës është gjetur i mbështjellë me natriban, çka ka ngritur dyshimet se bëhet fjalë për një vrasje. Por në një njoftim për mediat rreth orës 15:20, Policia e Durrësit e hodhi poshtë këtë hipotezë.

“Nga ekspertiza e jashtme, trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë. Nga këqyrja nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të ndonjë natyre tjetër. Trupi ishte i veshur me rroba, i janë evidentuar gjithë gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani