Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Ekstremistët e djathtë e të majtë përleshen në Portland

Nga A2 CNN
18 Gusht 2019, 14:24 | Bota

Policia ka arrestuar 13 persona pas një përleshjeje mes grupeve të ekstremit të djathtë dhe atyre të ekstremit të majtë, në qytetin Portland, në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Autoritetet ishin të shumta në numër në përpjekje për të mbajtur të ndara dy tubimet, atë të mbështetësve të krahut të djathtë dhe atë të lëvizjes Antifa, që lufton kundër fashizmit. Përleshjet filluan kur grupime të vogla nga të dy tubimet u shkëputën.

Gjatë tubimit, grupimi i djathtë kërkoi që Antifa të shpallej një organizatë terroriste, siç edhe ka deklaruar se po mendon të bëjë Presidenti Donald Trump. Megjithatë, në Portland, organizata e majtë mendohet se ka një epiqendër të fortë, pasi qyteti njihet si një ndër më liberalët në SHBA.

Gjatë përleshjes Policia sekuestroi disa armë të ndryshme, përfshi tuba hekuri dhe mburoje nga të dy grupet e protestuesve. Të paktën gjashtë persona pësuan lëndime të lehta dhe një u dërgua në spital.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani