Kukullat në rrethe, Teatri i Kukullave nis shfaqjet në 100 fshatrat

Edhe pse një kohë e ngjeshur me politikë, Teatri i Kukullave nuk e ka ndërprerë aktivitetin këtë verë. Ndërsa ia ka lënë Tiranës zyrtare situatën e tensionuar, kukullat këtë vit kanë udhëtuar në rrethe.

Ato kanë zgjedhur 100 fshatrat për t’i treguar fëmijëve që nuk kanë mundësi të shkojnë të teatër se magjia e kukullave ekziston ende.

 “Qëllimi i këtij aktiviteti ishte gjallërimi i jetës kulturore të fëmijëve të fshatit, se ata nuk kanë mundësi të vinë në teatër në Tiranë për të ndjekur shfaqet. Morëm një eksperiencë të mirë për të kuptuar atë që dëshirojnë fëmijët, aktoret patën emocione të mëdha, ne dhuruam art, morëm përqafime dhe duartrokitje”, nënvizon Fatjon Sulstarova, drejtuesi në detyrë i TKK.

Fatjon Sulstarova, drejtuesi në detyrë i TKK.

Edhe pse jo zyrtarisht me një drejtor, Sulstarova që ka vite që punon me fëmijët, tregon se ka në plan që këto rrugëtime të teatrit të kukullave dhe qendrës kulturore të fëmijëve do të vijojnë.

Aktorët gjatë një performance

“Erdhi teatri” mbërriti si një nismë e domosdoshme për fëmijët e fshatit që teatrin e kukullave nuk e njihnin më parë.

Shkarkoni aplikacionin e A2