Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

“Princi dhe pedofili”, mediat britanike publikojnë videon e Princit Andrew në shtëpinë e Epstein

Nga A2 CNN
18 Gusht 2019, 12:14 | Bota
“Princi dhe pedofili”, mediat britanike publikojnë videon e

Duke u fshehur pas derës së rëndë, Princi Andrew përshëndet përzemërsisht një brune që largohet nga shtëpia luksoze e Jeffrey Epstein në Manhatan. Edhe pse duket tepër i qetë, Princi për një moment hedh vështrimin përreth, për t’u siguruar që nuk po e sheh njeri...

Në fakt kishte të drejtë, sepse diskush po e filmonte. Video e publikuar në “Mail on Sunday” tregon një ngjarje të ndodhur në 6 dhjetor 2010, dy vite pasi Epstein ishte dënuar për marrëdhënie seksuale me të mitur. Ai shfaqet pas dere më pak se një orë pasi vetë Epstein ishte larguar nga shtëpia, e etiketuar nga mediat si “Shtëpia e Horroreve”.

Princi Andrew ka mohuar vazhdimisht pretendimet e një prej viktimave të Epstein, Virginia Roberts, që ka kryer marrëdhënie me të kur ishte 17 vjeç në tri raste, një prej të cilave në këtë banesë. Akuzat e saj u fshinë nga
regjistrat e Gjykatës në vitin 2014.

https://a2news.com/2019/08/15/piktura-e-bill-clinton-me-fustan-gjendet-ne-shtepine-e-epstein/

Megjithatë, video e publikuar do të rrisë presionin ndaj 59-vjeçarit pjesëtar të familjes mbretërore, edhe pse Mbretëresha Elizabeta II tregoi mbështetje publike për të birin, duke e lejuar të ulej pranë saj në një dalje publike të dielën e kaluar.

Epstein vrau veten në qeli në 10 gusht, pasi po qëndronte në pritje të nisjes së gjyqit kundër tij. Financieri i suksesshëm akuzohej se në veçanti në periudhën 2002-2005 kishte joshur me dhjetëra vajza, disa prej të cilave të mitura dhe se i kishte detyruar ato të kryenin marrëdhënie seksuale bashkë me personazhe të tjera të njohura të shoqërisë së lartë amerikane dhe jo vetëm. 

https://a2news.com/2019/08/12/vdekja-e-epstein-rrjeti-mbushet-me-teori-konspirative/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani