Ademi: Do të jem në detyrë deri në një garë të ndershme

Pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak, kryetarja Voltana Ademi tha se do të vazhdojë të qëndrojë në krye të Bashkisë së Shkodrës.

Nga ambientet e këtij institucioni, ajo tha se çfarë ndodhi sot do të zhbëhet dhe shkodranët do të mund të zgjedhin të lirë përmes një gare të ndershme.

“Kurrsesi nuk mund të lejojmë që një uzurpator të uzurpojë qytetin. Ne do të vazhdojmë të gjithë bashkë që ta duam dhe ta mbrojmë qytetin. Do të kem detyrën që të jem kryebashkiake deri kur të sigurojmë zgjedhje të vërteta, ku të gjithë mund të zgjedhin të lirë”, tha Ademi.

Shkarkoni aplikacionin e A2