Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Basha: Beteja e Shkodrës, beteja e çdo shqiptari që nuk pranon kriminelët e Ramës

Nga A2 CNN
19 Gusht 2019, 12:48 | Politikë
Basha: Beteja e Shkodrës, beteja e çdo shqiptari që nuk pranon

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se “beteja e sotme në Shkodër është beteja e çdo shqiptari që nuk pranon dhunën, hajdutërinë dhe kriminelët e Edi Ramës, nuk pranon papunësinë, padrejtësinë dhe arrogancën e Hajdutit Psiqik”, duke iu referuar protestës së opozitës përpara, gjatë dhe pas konstituimit të Këshillit Bashkiak.

“Qëllimi ynë është t’i nxjerrim këta banditë dhe hajdutë nga institucionet, nga parlamenti, nga bashkitë e pushtuara dhunshëm, t’i nxjerrim nga lokalet dhe hotelet luksoze, t'i nxjerrim nga studiot e mediave të kapura, t’i nxjerrim nga ekonomia, e t’i çojmë para ligjit. Tu vëmë prangat dhe t’i pastrojmë institucionet dhe rrugët e Shqipërisë, të pastrojmë ekonominë shqiptare nga këta banditë dhe hajdutë dhe t’ua kthejmë Shqipërinë njerëzve”, shkruan Basha në Facebook.

A2 CNN Livestream

Dita jonë