Elbasan, policia shmang tragjedinë në konfliktin midis bashkëshortëve

Një tragjedi familjare është shmangur nga forcat e policisë sot në Elbasan.

Sipas burimeve të A2, një konflikt bashkëshortor ka degjeneruar në dhunë dhe me tentativën e përdorimin të armëve të zjarrit.  

Momenti i ndërhyrjes së policisë

Komshinjtë tyre në lagjen “Luigj Gurakuqi” pasi kanë ndjerë të shtëna armësh kanë thirrur forcat e policisë. Policia ka ndërhyrë menjëherë duke parandaluar ngjarjen, edhe pse pamjet tregojnë një grua të plagosur që transportohet në spital pas konfliktit.

Sipas informacioneve, personi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkarkoni aplikacionin e A2