
Opozita e shoqëroi me protestë mbledhjen e Këshillit të ri Bashkiak të Shkodrës.
Në ambientet e jashtme të bibliotekës së Universitetit, dega e Partisë Demokratike mblodhi mbështetësit e saj me thirrjet “Rama ik”, duke akuzuar mazhorancën dhe kryeministrin se po kapin pushtetin vendor në mënyrë të paligjshme.
