Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Me 280 km/h mbi biçikletë, britaniku thyen rekordin botëror

Nga A2 CNN
19 Gusht 2019, 19:00 | Sporte të tjera

Një britanik ka thyer rekordin botëror të shpejtësisë mbi biçikletë, pasi arriti të kapte një shpejtësi prej 280 km/h me një biçikletë të modifikuar.

45-vjeçari Neil Campbell arriti të thyejë me 11 km/h rekordin e mëparshëm, të vendosur në vitin 1995, pasi lidhi biçikletën e tij pas një Prorche. Ishte realizimi i një ëndrre 25-vjeçare për arkitektin, i cili la kompaninë ku punonte dhe shpenzoi mijëra dollarë për të ndërtuar një biçikletë që ishte në gjendje të arrinte në këtë shpejtësi.

Neil Campbell mbi biçikletën 18 000 dollarëshe.

“Nuk e mendoja se do t’ia dilnim, sepse gjatë provave nuk na eci shumë mirë”, tha Campbell për CNN. “Gjatë gjithë kohës të duket sikur do të përplasesh”.

Biçikleta e tij ka kushtuar rreth 18 000 dollarë dhe është ndërtuar me fibra karboni. Synimi i tij i ardhshëm është të përmirësojë rekordin, në shkretëtirën e kripur të Bonvil, Jutah, ku shpreson të arrijë 321 km/h.

https://youtu.be/AMtFpDQ4RzA

A2 CNN Livestream

Dita jonë