Sarri është sëmurë, Juve pa trajner në fillim të kampionatit

Filloi me batutat për kollën, më pas për ftohjen dhe temperaturën, por tani trajneri i Juventusit Maurizio Sarri është vërtet sëmurë, dhe ky mund të jetë një problem për Juventusin, që të dielën debuton në Serie A ndaj Parmës.  

Klubi bardhezi ka njoftuar se Sarri është vizituar në mënyrë të detajuar dhe i është diagnostikuar një pneumoni.

Në këtë pikë, ish trajneri i Chelsea dhe Napoli rrezikon seriozisht që mos të jetë i pranishëm në fillim të sezonit.

Shkarkoni aplikacionin e A2