Shtyhet inaugurimi, kombëtarja larg “Arenës Kombëtare” edhe në shtator

“Arena Kombëtare” nuk do të jetë gati as në muajin shtator, për të mirëpritur ndeshjet e përfaqësueses shqiptare. UEFA ka bërë publike agjendën e ndeshjeve të ardhshme kualifikuese për Euro 2020, me Shqipërinë që do të ndeshet ndaj Islandës në “Elbasan Arena”.

Punimet e papërfunduara, ndryshe nga ç’ishte parashikuar, kanë bërë që kombëtarja kuqezi të vijojë t’i luajë jashtë kryeqytetit takime të kësaj rëndësie. Në datën 7shtator përfaqësuesja jonë do të udhëtojë drejt Parisit për të sfiduar Francën ndërsa 3 ditë më vonë, do të luhet pikërisht ndeshja kundër Islandës në “Elbasan Arena”.

Shkarkoni aplikacionin e A2