Konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës, por pa betimin e kryebashkiakut

U konstitua sot Këshilli Bashkiak i Shkodrës, i dalë nga vota e 30 Qershorit.

Mbledhja u mbajt në ambientet e bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Këshilli zgjodhi Brisela Kadian si kryetare, ndërsa ish-kryetari i degës së PS, Arvit Osja si dhe Tereza Brixha do të jenë dy nënkryetarët e Këshillit Bashkiak.

Kesaj mbledhjeje i mungoi zbatimi i një pike kryesore të rendit të ditës, ajo e betimit të kryebashkiakut, pas tërheqjes së Valdrin Pjetrit nga marrja e mandatit javën e kaluar. 

Shkarkoni aplikacionin e A2