Të vishesh si Kate Middleton, adhuruesja e flaktë kopjon gardërobën e dukeshës

Njihuni me Mallory Johnson Bowling, një 31 vjeçare amerikane e cila po jeton ëndrrën. Ajo është adhurues e flaktë e Kate Middleton, dhe ka një gardërobë të tërë për ta provuar këtë.

Një vëzhguese e kujdesshme e zakoneve të familjes mbretërore britanike Bowling ka 17 mijë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaq qindra veshje që kopjojnë ato të Middleton.

“Ky është dollapi im. Këtu i mbaj të gjitha veshjet, shumë prej të cilave janë veshur nga dukesha e Cambridge dhe ajo e Sussex, Kate Middleton dhe Meghan Markle”, tregon Mallory me entuziazëm.

E lindur dhe e rritur si fëmijë i vetëm në Shtetet e Bashkuara, 31-vjeçarja thotë se kishte qenë gjithmonë e interesuar për monarkët britanikë. Kur mbretëresha Elizabeta vizitoi universitetin ku studionte në 2007-tën interesi u rrit më shumë. Momenti vendimtar q ishte kur Princi William njoftoi fejesën me Middleton.

“Kur ajo u fejua ishte diçka emocionuese, pasi një vajzë e shtresës së mesme po bëhej një princeshë. Ishte ëndrra e çdo vajze që kthehej në realitet. Kështu ndjekja e stilit të saj dhe përshtatja në gardërobën time u bë një hobi shumë argëtues dhe interesant”, thotë ajo.

Bowling filloi të mbante flokët si Kate dhe të kopjonte me besnikëri veshjet me të cilat ajo shfaqej në ngjarjet publike. Kur sheh diçka që i pëlqen, i drejtohej komunitetit të ndjekësve për të mësuar nëse dikush ka identifikuar disenjatorin. Më pas i drejtohet dyqaneve online për të gjetur veshje te ngjashme, me buxhet më të limituar. 

Bowling thotë se nuk shpenzon më shumë se 250 dollarë për produkt dhe se deri më tani zotëron 250 veshje si ato të bashkëshortes së princit britanik.

Shkarkoni aplikacionin e A2