Tensionet në Shkodër, lirohet kreu i FRPD-së Arvit Bushati

Është liruar pak më parë kreu i FRPD-së në Shkodër Arvit Bushati, i cili ishte shoqëruar në Komisariat pas tensioneve të ditës së sotme, ku opozita protestoi për konstituimin  e Këshillit Bashkiak të qytetit.

Bushati deklaroi se ai ishte ndalur për një reagim që ai pati ndaj atë që ai cilëson si “dhunë të një oficeri  policie ndaj një protestuesi”.

Ai vijoi duke e cilësuar faktin si tentativa e radhës për të kërcënuar Partinë Demokratike në Shkodër”.

Për orë të tëra pjesëtarë të FRPD-së dhe mbështetës së Partisë Demokratike në Shkodër kishin protestuar përballë Drejtorisë së Policisë së Shkodrës duke kërkuar lirimin e Bushatit.

Shkarkoni aplikacionin e A2