Tkurren eksportet, rënia vjetore 2,6%, ndikojnë euro dhe energjia

Zhvlerësimi i euros dhe rënia e prodhimit të energjisë, nga thatësira kanë goditur eksportet shqiptare, që janë edhe një ndër burimet e rritjes së ekonomisë. Instituti i Statistikave raporton se gjatë 7 muajve të këtij viti, eksportet arritën vlerën e 180 miliardë lekëve, me rënie 2,6% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Grupet që kanë ndikuar në këtë ecuri negative janë “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, Materiale ndërtimi dhe metale”, si dhe “Tekstile dhe këpucë”. Këto të fundit, që ndryshe njihen edhe si fasonët kanë qenë një ndër shtyllat që kanë mbajtur në këmbë eksportet tona, por rënia ishte paralajmëruar që kur nisën luhatjet e forta të kursit të këmbimit.

Rënia e eksporteve është një lajm i keq për ekonominë, pasi është një ndër gjeneruesit e saj. Rritja ekonomike u ngadalësua ndjeshëm në pjesën e parë të këtij viti dhe tkurrja e eksporteve nuk premton për një rikuperim të saj në pjesën e mbetur.

Shkarkoni aplikacionin e A2