Valdrin Pjetri jep gjurmët e gishtërinjve në laborator – A2

Valdrin Pjetri jep gjurmët e gishtërinjve në laborator

Valdrin Pjetri depoziton gjurmët e gishtërinjve në laboratorin shkencor pranë Ministrisë së Brendshme.

Kërkesa ishte bërë që në datën 9 gusht nga Drejtoria e Dekriminalizimit e cila kërkon verifikimin dhe hetimin e të zgjedhurit vendor në 30 Qershor në Shkodër.

Pjetri kishte afat 5 ditë që nga dita e marrjes dijeni për kërkesën e prokurorisë, ndërsa sot ai është paraqitur pranë laboratorit të kriminalistikës për të kryer procedurat konkrete në lidhje me të shkuarën e tij në Itali.

Drejtoria e Dekriminalizimit u vu në lëvizjë në fillim të muajit gusht pas një kërkesë-padie që Partia Demokratike depozitoi pranë organit qendror të akuzës. Bashkë me padinë, juristët e PD-së dorëzuan edhe vendime të Prokurorisë Italiane që sipas tyre vërtetojnë dënimin me 18 muaj burg për trafik narkotikësh nga ana e Valdrin Pjetrit vite më parë.

Shkarkoni aplikacionin e A2