Zgjedhjet në Kosovë, Haradinaj dhe Shpend Ahmeti në koalicion – A2

Zgjedhjet në Kosovë, Haradinaj dhe Shpend Ahmeti në koalicion

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të garojë e vetme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Partia që drejtohet nga kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, arriti marrëveshje koalicioni parazgjedhor me Partinë Socialdemokrate të Shpend Ahmetit.

Pas nënshkrimit të paktit, kreu i AAK-së nuk mbylli dyert një bashkëpunimi të mundshëm me partitë e tjera. “Subjekte të tjera politike, që kanë pikëpamjet e veta politike do t’i dëgjojmë. Po krijojmë boshtin e fitores”, tha Haradinaj. Ahmeti në fjalën e tij tregoi dhe disa kushte të marrëveshjes parazgjedhore. “Jemi dakordësuar që të garojmë në një listë, dhe bartësi i saj do të jetë zoti Haradinaj”, u shpreh Shpend Ahmeti, kryetar i Partisë Socialdemokrate, njëherësh kreu i Bashkisë së Prishtinës.

AK dhe PSD do të harmonizojnë një program qeverisës të përbashkët për zhvillimin e Kosovës, ndërsa lufta kundër korrupsionit do të jetë në qendër të tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2