Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Akuzon se po bllokohen fondet e bashkisë Shkodër, Spahia: Provokim, Rama nuk priti as 24 orë

Nga A2 CNN
20 Gusht 2019, 21:59 | Politikë

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Shkodër, Bardh Spahia, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas vendimit të Ministrisë së Financave që sipas tij ka bllokuar përmes degës së thesarit procedurat e likuidimit për fondet dhe investimet e bashkisë Shkodër.

Sipas Spahisë, kjo është një “provokim” dhe një “hakmarrje” e kryeministrit Rama, që sipas tij “nuk priti as 24 orë për të nxjerrë në pah mllefin e tij që ende nuk e ka kapur Shkodrën”.

Sipas tij, “në 11 vjet në Bashkinë e Tiranës, Rama e di se nuk po bllokon Voltana Ademin por veç u heq shërbimet qytetareve”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu