Autobusi përplas motoçikletën, ndërron jetë 55-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot, rreth orës 11:00, në rugën që të çon në Farkë të Vogël. Një motoçikletë me drejtues shtetasin SH.S., 55 vjeç, është përplasur me një autobus dhe si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ka ndërruar jetë për në spital drejtuesi i motoçikletës.

Drejtuesi i autobusit, shtetasi 51-vjeçar H.P., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Shkarkoni aplikacionin e A2