Basha: 1,7 miliardë euro dëmi ekonomik që qeveria i ka shkaktuar vendit

“1,7 miliardë euro është dëmi ekonomik që qeveria i ka shkaktuar Shqipërisë në 6 vitet e qeverisjes së saj”.

Bashkë me denoncimin, në një video të publikuar në Facebook, Lulzim Basha ka gjetur edhe arsyet: lidhjet e Edi Ramës “me një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri-tjetrin”.

“Ata vetëm vjedhin me koncesione, me PPP, me tendera, me leje ndërtimi, me ligje speciale dhe me çdo mënyrë që munden”, shkruan Basha në rrjetin social.

Sipas tij, 1 në 3 familje shqiptare nuk kanë të hanë sepse paratë e tyre i ka vjedhur Edi Rama.

Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Edi Rama këto 6 vjet. Hajduti Psiqik dhunon të vegjlit dhe të varfërit dhe u shërben kriminelëve, të fortëve dhe oligarkëve. Që ta shpëtojmë Shqipërinë nga kjo bandë duhet ta largojmë Edi Ramën”, shkruan lideri i opozitës.

Shkarkoni aplikacionin e A2