“Çmendet” Juventusi: Gati 100 milionë euro dhe Dybala për Neymar – A2

“Çmendet” Juventusi: Gati 100 milionë euro dhe Dybala për Neymar

Juventusi është futur fuqishëm në garën për të rrëmbyer brazilianin Neymar nga Paris Saint Germain.

Lajmi që buron nga Spanja ka gjetur konfirmim në Brazil. Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, është gati të ofrojë yllin e skuadrës Paolo Dybala, i cili vlerësohet 80 milionë euro nga PSG dhe plot 100 milionë euro të tjera për të mposhtur konkurrencën e Barcelonës dhe Realit të Madridit.

Jo vetëm kaq, pasi Juventusi është gati t’i ofrojë të njëjtën pagë si në Paris, 37 milionë euro në sezon. Detajet janë bërë publike nga prestigjiozja spanjolle AS, sipas së cilës, Real Madrid është tërhequr nga gara për shkak të mosdakortësisë me drejtuesit e Parisit, ndërsa Barcelona ka dalë jashtë loje për shkak se nuk arrin të gjejë një akord financiar me klubin francez.

Kështu, Juvja është skuadra e cila i afrohet kërkesave të drejtorit sportiv Leonardo, por me asin nën mëngë, Paolo Dybala. Pavarësisht formës së mirë në miqësoret e muajit gusht dhe sinjaleve të dashurisë për “Zonjën e Vjetër”, argjentinasi mund të sakrifikohet për të realizuar një tjetër transferim historik në Torino, atë të lojtarit më shtrenjtë të të gjitha kohërave.

Shkarkoni aplikacionin e A2