Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Dorëheqja e Pjetrit, KQZ në pritje të njoftimit nga këshilli bashkiak i Shkodrës

Nga A2 CNN
20 Gusht 2019, 17:26 | Politikë
Dorëheqja e Pjetrit, KQZ në pritje të njoftimit nga këshilli

Dorëheqja e Valdrin Pjetrit nga marrja e detyrës si Kryebashkiak i Shkodrës është në tavolinën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Megjithatë, KQZ nuk ka bërë asnjë veprim, pas letrës. Kjo, sepse pritet të vihet në lëvizje pasi Këshilli Bashkiak i qytetit t’i drejtohet për ta njoftuar se kryetari i zgjedhur nuk e ka bërë betimin.

Në mbledhjen konstituive të këshillit, paraditen e të hënës, kryetarja e sapo zgjedhur, Brisela Kadia, tha se sipas përcaktimit ligjor, këshilli do t’i drejtohej KQZ. Me të marrë njoftimin, KQZ duhet të njoftojë Presidentin e Republikës për situatën e krijuar, duke i kërkuar prej tij dekretimin e përsëritjes së zgjedhjeve. Por zgjedhje të reja Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e bëri të qartë se nuk ka ndërmend të dekretojë, kur tha ekskluzivisht për A2 se data e vetme e zgjedhjeve për të gjithë Shqipërinë është 13 tetori.

https://a2news.com/2019/08/16/terheqja-e-valdrin-pjetrit-meta-nuk-ka-nevoje-per-zgjedhje-detyren-e-mban-ademi/
https://a2news.com/2019/08/19/shkodra-pas-30-qershorit-keshilli-socialist-kryebashkiakja-demokrate/

Situata e paprecedentë e Shkodrës duket se ka gjetur të papërgatitur edhe vetë të majtët, të cilët ende nuk kanë një përgjigje se si do të veprojnë për të zëvendësuar kryetaren demokrate, Voltana Ademi, e cila tha se do të vijojë të mbajë detyrën deri sa të ketë zgjedhje të reja. Nuk përjashtohet mundësia që KQZ t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor për të vendosur nëse duhen përsëritur apo jo zgjedhjet për kryetar në Bashkinë e Shkodrës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani