Gjermania fillon të riatdhesojë për herë të parë fëmijët e luftëtarëve të ISIS-it

Gjermania do të pranojë mbi 100 fëmijë të luftëtarëve të dyshuar të ISIS-it e gjithashtu dhjetëra burra e gra në atë që do të jetë riatdhesimi më i madh i shtetasve me lidhje ekstremiste.

Agjencia e lajmeve DPA raportoi se autoritetet kurde dorëzuan 4 fëmijë në konsullatën gjermane të Erbilit ditën e hënë. Në pamundësi për të menaxhuar dhjetëra mijëra personat që dyshohet të kënë lidhje me Shtetin Islamik, administrata autonome e veriut dhe lindjes së Sirisë i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar të mbështesin bashkëkombasit e tyre.

Mbi 11 mijë gra e fëmijë të huaj jetojnë në kushte tepër të vështira në kampe të posaçme në veri të Sirisë, sipas Humans Rights Watch.

Gjermania nuk kishte panuar deri më tani të afërm të luftëtarëve të ISIS-it, por Gjykata Administrative në Berlin vendosi në muajin korrik që qeveria të niste riatdhesimet.

Shkarkoni aplikacionin e A2