Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Merr peng autobusin me 37 udhëtarë, vritet nga Policia me snajper

Nga A2 CNN
20 Gusht 2019, 16:54 | Bota

Një person i cili mori peng një autobus me 37 udhëtarë në Rio de Zhaneiro u ekzekutua nga Policia me snajper.

Pengmarrësi, i cili identifikohej si pjesëtar i Policisë Ushtarake në Brazil, ishte i armatosur dhe kërcënoi se do t’i vinte flakën autobusin me benzinë. Sipas Agjencisë Braziliane të Lajmeve, ai mori peng mjetin në një urë rreth 1,5 km të gjatë që lidh qytetin e Rios me atë të Niterói.

“Situata e pengmarrjes ka marrë fund. Pengmarrësi u neutralizua nga një snajper i skuadrës elitare dhe pengjet janë liruar”, u tha në një komunikatë për mediat të Policisë Ushtarake. “Record TV”, partner i CNN në Brazil, raportoi se para se të ekzekutohej, pengmarrësi kishte liruar gjashtë persona.

Ngjarja bllokoi për katër orë urën, por pati edhe nga ata që nuk u mërzitën, por dolën nga makinat dhe nisën të luanin futboll.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani