Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

“Organ i pavarur, jo i politizuar, që do të hetojë të paprekshmit”, Ambasada Amerikane shpjegon SPAK-un

Nga A2 CNN
20 Gusht 2019, 09:23 | Aktualitet
“Organ i pavarur, jo i politizuar, që do të hetojë të

Ambasada Amerikane vijoi të shpjegojë Reformën në Drejtësi përmes videove që publikon në mediat e saj sociale.

Pas vetting-ut dhe Gjykatës Kushtetuese, selia diplomatike e SHBA është fokusuar këtë herë te SPAK-u, Struktura e Posaçme Antikorrupsion. Në video shpjegohet se ky organ do të jetë i pavarur dhe jo i politizuar, si dhe do të ndjekë penalisht rastet e korrupsionit në nivelet më të larta, duke përfshirë zyrtarët aktualë dhe ish-zyrtarët.

Ambasada Amerikane shpjegon se për të parandaluar kapjen e prokurorëve të SPAK-ut, ata do t'i nënshtrohen monitorimit të vazhdueshëm të financave dhe telefonave të tyre.

Amerikanët nënvizojnë se Kushtetuta i jep SPAK-ut fuqinë dhe pavarësinë për t'iu kundërvënë korrupsionit të nivelit të lartë dhe kjo do të thotë se të paprekshmit nuk mund ta ndryshojnë atë.

Ambasada e SHBA-së përfundon videon duke garantuar se me SPAK-un askush nuk do të jetë mbi ligjin, askush nuk do të jetë i paprekshëm dhe i gjithë vendi do të përfitojë nga kjo.

A2 CNN Livestream

Dita jonë