Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Palushi: SPAK-u duhet të ndëshkojë së pari ata që janë në pushtet

Nga A2 CNN
20 Gusht 2019, 14:40 | Politikë
Palushi: SPAK-u duhet të ndëshkojë së pari ata që

Enton Palushi, kryeredaktor i gazetës “Mapo”, deklaroi në Ditari në A2 se Ambasada Amerikane po publikon videomesazhet shpjeguese mbi vetting-un, Gjykatën Kushtetuese dhe SPAK-un "për të qetësuar njerëzit”.

“Personalisht, nëse do të isha person që ka interes për këtë reformë, do të isha i shqetësuar nga mënyra se si po e përdor qeveria këtë reformë dhe mendoj se kjo është arsyeja se pse amerikanët po nxitojnë për të treguar se reforma nuk do të kapet. Shqipëtarët duan të shohin që reforma më së pari ndëshkon ata që janë në pushtet, kështu që ky mesazh duhet të lexohet nga qeveria si mesazh që i shkon asaj. Shqipëria ka parë arrestime, por ata kanë qenë marioneta. Nëse goditen ish-zyrtarë, nuk është një sinjal i mirë. Thesi i abuzimeve është shumë i madh në Shqipëri dhe të gjithë po presin se nga do ta nisë SPAK-u. Ata duhet ta nisin aty ku është paraja e madhe, nëse nuk bëhet kjo janë të kota prangat”, u shpreh Palushi.

Në lidhje me krizën politike të vendit, Palushi theksoi se “ngjarjet e Shkodrës i kanë hedhur benzinë krizës dhe është agravuar gjatë gushtit, edhe pse pritej që të mos kishte zhvillime politike”.

Kur u pyet nëse gazeta “Bild” ka përgjime të tjera, Palushi u përgjigj: “Nuk e di nëse ka të tjera përgjime, por kjo gazetë ka publikuar mjaftueshëm gjëra për të rrëzuar më shumë se një qeveri. Tani është koha që të lëvizin shqiptarët, qeveria dhe ndërkombëtarët”.

Në fund, Palushi kritikoi edhe aksioni kundër informalitetit të qeverisë: “Është kartë e djegur, por që përdoret vazhdimisht nga qeveria. Qeverisja nuk bëhet me aksione, por është punë e përditshme. Këto aksione janë shfaqje verore”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë