Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Përcillet për në banesën e fundit Gjergj Xhuvani

Nga A2 CNN
20 Gusht 2019, 14:49 | Aktualitet
Përcillet për në banesën e fundit Gjergj Xhuvani

Është përcjellë për në banesën e fundit regjisori, skenaristi dhe producenti Gjergj Xhuvani. Familja ka vendosur që artistët, miqtë dhe të afërmit ta nderojnë kujtimin e tij në një ceremoni private, duke refuzuar kështu që për regjisorin të organizoheshin homazhe të veçanta.

Megjithatë në banesën e vjetër të çiftit Xhuvani kanë mbërritur për ta nderuar kineastë, personalitete të teatrit, biznesmenë dhe figura politike që bashkëpunuan me Gjergj Xhuvanin apo e duartrokitën për produksionet kinematografike që i la shqiptarëve.

Gjergj Xhuvani u nda nga jeta në romë, më 14 gusht, ndërsa po punonte për filmin e tij të fundit ‘‘Liqeni’’, dhe do t’i mungojë pa diskutim zërit artistik në Shqipëri.

https://a2news.com/2019/08/14/zi-ne-boten-e-kinematografise-nderron-jete-gjergj-xhuvani/
https://a2news.com/2019/08/15/filmi-i-fundit-i-xhuvanit-nje-thirrje-per-tu-larguar-nga-droga-dhe-krimi/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani