Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Përpiqet që t’i vjedhë celularin, kampioni i botës në “muay thai” bën për spital xhepistin

Nga A2 CNN
20 Gusht 2019, 12:37 | Sporte të tjera
Përpiqet që t’i vjedhë celularin, kampioni i botës

Luftëtari belg Youssef Boughanem, 6 herë kampion bote në peshat e mesme në muay thai, përdori aftësitë e tij për të mos rënë viktimë e një xhepisti në Bruksel.

Sipas “France 3”, në 11 gusht, sportisti që njihet nga fansat e tij si “Terminatori”, po priste një mik kur dikush iu afrua dhe u përpoq që t’i vidhte celularin. Boughanem e kuptoi situatën dhe i dha dy shuplaka hajdutit, por kur ky i fundit nuk hoqi dorë nga tentativa e vjedhjes, kampioni i muay thai-t e goditi fort duke e hedhur në tokë.

Xhepisti pati një frakturë në kafkë dhe ndodhet aktualisht në spital.

“Mendova se do të nxirrte thikën, pasi futi dorën në çantën e tij”, ka thënë Boughanem, i cili akuzohet për plagosje.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani