Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Punimet në rrugë rëndojnë trafikun, Policia: Shmangim bllokimet në shi gjatë shtatorit

Nga A2 CNN
20 Gusht 2019, 17:41 | Aktualitet
Punimet në rrugë rëndojnë trafikun, Policia: Shmangim

Në këto ditë të nxehta vere, pamjet e trafikut që mbizotëron ngado janë të zakonshme. Pushuesit që vërshojnë drejt plazheve, por edhe punimet në disa akse rrugore kanë krijuar radhë të gjata.

Çdokush që kalon afër Krujës qëndron për shumë kohë në trafik. “Iu kërkojmë ndjesë drejtuesve të mjeteve, por ky është rrjeti rrugor që duhet riparuar. Nëse do të shtyhen pak më vonë do të jemi po ne që do të mbetemi në kohë të keqe dhe do të bllokohemi nga shiu”, tha drejtori i Policisë Rrugore, Mit’hat Tola.

Ai rendit edhe disa akse të tjera problematike për sa i përket trafikut dhe ka një apel për drejtuesit e mjeteve. “Të gjitha rrugët në drejtim të plazheve, Tirana, Elbasani, Durrësi, Shkodra, Lezha, Korça, zhvendosen drejt zonave bregdetare. Ndoshta përfundimi i bypass-it të ri të Vlorës do t’i japë frymëmarrje trafikut siç ndodhi në Fier”.

Devijimet në rrugët e Tiranës sjellin mbingarkesë dhe pasojat janë të dukshme. Sipas tij, këtë vit janë shënuar më pak aksidente rrugore. “Me më pak ndëshkime kemi rezultate më të mira në parandalimin e aksidenteve rrugore”, thotë Tola.

Mbarimi i punimeve në rrugët brenda dhe jashtë qyteteve si dhe ndërgjegjësimi i drejtuesve të automjeteve mendohet se do të sjellë ulje të trafikut për sezonin tjetër turistik.

A2 CNN Livestream

Dita jonë