Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Rikthehet i nxehti afrikan, një tjetër valë godet vendin në 22 dhe 23 gusht

Nga A2 CNN
20 Gusht 2019, 13:37 | Aktualitet
Rikthehet i nxehti afrikan, një tjetër valë godet vendin në

I nxehti afrikan pritet të godasë për herë të katërt Shqipërinë. Vala e të nxehtit do të regjistrohet të enjten dhe të premten e kësaj jave me temperatura që parashikohet të shkojnë në 40 gradë Celsius.

Sinoptikanët tregojnë për A2 se Tirana, Elbasani, Shkodra, Fushë-Kruja, Berati dhe Fieri janë qytete që do të preken më shumë nga i nxehti afrikan. Ndërsa në zonat bregdetare termometri nuk do t’i kalojë 36 gradët. Por ashtu si tre goditjet e tjera, edhe kjo valë e nxehte do të jetë afatshkurtër.

Ditët e fundit të gushtit do të rikthehen temperaturat tipike të stinës së verës. Por vapa nuk do të ikë me gushtin. Sinoptikanët thonë se edhe shtatori do të vijojë të jetë i nxehtë dhe me ditë të favorshme për plazh. Për kontinentin europian, vera e këtij viti është jo vetëm e nxehtë, por edhe e thatë, madje sinoptikanët konfirmojnë se viti 2019 plotëson  5-vjeçarin më të nxehtë në historinë  150-vjeçare të matjeve globale.

A2 CNN Livestream

Dita jonë