Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Roma ka një problem të madh, derrat e egër

Nga A2 CNN
20 Gusht 2019, 21:22 | Lifestyle

Një mjet SUV kalon me shpejtësi në rrugën që ndan një nga parqet e Romës, kur një hije e errët i bëhet përballë, duke u përplasur. Makina e kushtueshme u dëmtua seriozisht, por fatmirësisht shoferi shpëtoi pa lëndime. Hija e zezë? E ngordhur, sepse në fakt nuk ishte tjetër veçse një derr i egër.

Kafsha nuk kishte shpëtuar nga ndonjë kopsht zoologjik, por ishte vetëm ekzemplari i fundit që arrinte deri në zonat e banuara të kryeqytetit italian. Tashmë banorët e Romës flasin për një pushtim.  

Kafshët janë shtuar shumë vitet e fundit, dhe falë mundësisë për të gjetur ushqim në kazanët e plehrave, po afrohen çdo ditë e më shumë qendrave të banuara. Ne disa zona të Romës ato shihen pothuajse çdo ditë.

Ndjenja e banorëve fillimisht ishte ajo e kuriozitetit, por kohët  e fundit është zëvendësuar me irritim dhe një farë preokupimi. Jo vetëm derrat krijojnë shkaqe për aksidente, por disa herë tregohen edhe agresiv ndaj njerëzve, sidomos mamatë që shoqërohen me këlyshët e tyre.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani