“Rruga e Kombit”, Rama: 7 ura spektakolare hapen së shpejti

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se së shpejti përfundojnë punimet në 7 urat e “Rrugës së Kombit”.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se urat do të jenë të hapura në të dyja krahët për qarkullimin e automjeteve.

“Edhe pak… punë ditësh dhe 7 ‘gjysmagjelat’ me një krah e me një këmbë, në Rrugën e Kombit, ku vargu i makinave mblidhej për vite si në grykën e shishes dhe aksidentet ishin të vazhdueshme, do të jenë 7 ura spektakolare të hapura në të dy krahët për qarkullimin”, shkruan Rama në rrjetin social.

Shkarkoni aplikacionin e A2