Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Skulptura që po tmerron Zelandën e Re

Nga A2 CNN
20 Gusht 2019, 09:14 | Lifestyle

Një skulpturë e një dore gjigande, e vendosur në çatinë e një galerie arti në Zelandën e Re, po tmerron banorët.

“E shpifur” dhe “e frikshme” janë përcaktimet kryesore për këtë skulpturë nga personat që kanë fatin e keq ta shikojnë përditë dorën me fytyrë njeriu.

Vepra e artit rreth 5 metra e lartë, e krijuar në vitin 2016 nga Ronnie van Hout, u vu mbi galerinë e artit në Uellington me anë të një helikopteri.

Skulptura është bërë në nder të Kuazimodos, kurrizos së Notre Dame. Ajo do të qëndrojnë në Uellington për 3 vite, kështu që banorët e zonës bëjnë mirë të mësohen me të.

A2 CNN Livestream

Dita jonë