SPAK po vjen, por kur? Pas filtrimit të parë, 15 prokurorët i pret edhe vetting-u

Shtatori pritet të kalojë në proces vetting-u 15 kandidatët e SPAK. Të përzgjedhurit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si më të mirët në garën e hapur për Prokurorinë e Posaçme, do t’u duhet të fitojnë një tjetër betejë: ketë herë me Gjykatësit e vetting-ut. Pjesës më e madhe të tyre do t’u duhet të kalojnë të dy shkallët e vetting-ut, ndërsa një numër i vogël mbetet për t’u konfirmuar në Kolegjin e Apelimit.

Lista me emrat e kandidatëve të shpallur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë i është dorëzuar dy shkallëve të vetting-ut, duke qenë dhe prioritare. Kështu, ngritja e SPAK nuk do të mbahet peng i procesit të verifikimit të karrierës dhe pasurisë së gjithsecilit prej kandidatëve. Pjesë e këtij “verifikimi” do të jenë karriera, pasuria dhe morali i kandidatëve.

Kandidatët për të qenë pjesë e SPAK

OPDAT dhe Euralius janë dy organizmat amerikane dhe europiane që asistojnë procesin nga nisja e tij deri në konstituimin e institucioneve të reja të drejtësisë. Në filtrin e tyre ka kaluar jo vetëm karriera, por çdo e dhënë mbi lidhjet e tyre me dosje konkrete dhe për fatin e hetimeve ende në proces ku janë përfshirë edhe politikanë.

Kjo e ka bërë më të thjeshtë punën e Këshillit të lartë të Prokurorisë në për zgjedhjen e 15 kandidatëve për Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por duket të jetë një ndihmë e mirë edhe për vetë organet e vetting-ut.

Pas ndryshimeve kushtetuese që morën 140 votat e deputetëve, ligji për SPAK është i vetmi ndër ligjet zbatuese të reformës në drejtësi që mori dhe votat e Partisë Demokratike, pasi OPDAT-i amerikan mori parasysh vërejtjet mbi draftin e tij. Shtetet e Bashkuara janë veçanërisht të angazhuara jo vetëm me mbështetje profesionale, por edhe financiare, mbi këtë strukturë që e krahasojnë me FBI-në, Byronë Federale të Hetimit.

  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për negociatat, Merkel: Më vjen shumë keq, do t’i rikthehemi çështjes
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Maqedonia e Veriut ka bërë shumë me çështjen e emrit
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Edhe Shqipëria ka bërë shumë, merrni për shembull çështjen e vetting-ut
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Nuk e ndjejmë veten gati për të hapur negociata
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Popujt nuk janë fajtorë, por ne kërkojmë reforma konkrete
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Në 2008 bëmë disa lëvizje të nxituara me vizat